KPK gaboi me pasurinë, konfirmon në detyrë kreun e Kushtetueses Bashkim Dedja

KPK gaboi me pasurinë, konfirmon në detyrë kreun e Kushtetueses

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur me shumicë votash të konfirmojë në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vendimi u shpall këtë të mërkurë, ndërsa një seancë me parë relatorja e çështjes deklaroi se Komisioni kishte konstatuar probleme ne pasurinë e zotit Dedja.    

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do të vijojë të qëndrojë në detyrë.  Ky është vendimi që  Komisioni i  Pavarur  i  Kualifikimit  ka  marrë  këtë të merkurë me shumicë votash.

"Trupa gjykuese vendosi me shumicë votash konfirmin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja me funksion gjyqëtar, kryetar i Gjykatës Kushtetuese".

Dedja nuk  ishte i pranishëm në seancën  por u përfaqësua nga avokati i tij, Maksim Haxhia, i cili kishte paraqitur dy kërkesa, por që nuk u morën parasysh nga komisioni.  

Po pavarësisht kësaj, trupa gjykuese e perbere nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Xhensila Pine vendosi që ta konfirmojë ne detyre kreun e Kushtetueses. 

Avokati, Maks Haxhia, duke folur pas vendimit, nuk i kurseu kritikat ndaj trupës gjyqësore të komisionit. 

Ai tha se KPK kishte nxjerrë një konkluzion të pasaktë për pasurinë e të vëllait të gjyqtarit, duke pretenduar se ai nuk kishte mundësi t’i jepte 15 mijë euro borxh të vëllait pasi në atë kohë kishte marrë për vete një kredi 40 mijë euro.

Maks Haxhia: Nga verifikimet tona rezultoi se ka një fakt, që Mensur Dedja apartamentin që e ka blerë 40 mijë euro e ka vënë kolateral për nipin e vet në bankë që tregon se ka pasur financa për këtë. Ai që ka parë emrin e Mensurit është gezuar, e nuk ka avancuar në verifikim që ai ka marrë kredi apo si.Ne kur bëmë kërkesën i bëmë prezent trupës se ishte e habitshme për atë fakt, pasi detajet na u vunë në dispozicion, dhe ai bën prapsime, kjo nuk ishte vënë, që do të thotë që në këtë pikë ka ceduar. Është një rast sporadik nuk mund të them që cenohet procedurat e komisionit, duket të shpërbeje që të hetohet.

Haxhia shtoi më tej se mungesa e një hetimi të thelluar ka cënuar figurën dhe personalitetin e gjyqtarit, por sipas tij ky eshte nje rast sporadik që nuk pergjithëson të gjithë punën e Komisionit.

Maks Haxhia: Ky rast nuk është shqyrtuar në dokumentacion dhe nuk ishte bërë prezent sipas procedurave. Ky rast duhet të shërbejë që të mos mjaftohet me një të dhënë e cila patjetër duhet të hetohet dhe shkohet deri në fund. Një kolateral, duhet të shikosh në favor të cilës bankë është vënë, në favor të kujt kredie dhe të kujt subjekti. Mund të vë dhe unë kolateral por mund të vë dhe për njerëzit dhe të afërmit e mi.Është një rast sporadik. Më erdhi keq se u cënua në publik figura dhe personaliteti që për mua është një nga personalitetet më korrekte të sistemit të drejtësisë, zoti Dedja.

Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha janë të vetmit nga Gjykata Kushtetuese që kanë kaluar me sukses procesin e Vettingut.  

Më parë nga Gjykata Kushtetuese u shkarkuan për mosjustifikim të pasurive, anëtarët Fatos Lulo, Altina Xhoxhaj dhe Fatmir Hoxha, ndërsa ka dhënë dorëheqje Besnik Imeraj përpara nisjes së procesit i fundit që ka mbetur pa kaluar në "filtra" është Gani Dizdari.



EMISIONET