Kreu i Autoritetit Rrugor: Rruga Tiranë-Durrës duhet bërë nga fillimi, s'mjafton ndërhyrja

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Spartak Traka i ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, tha se rruga Tiranë-Durrës duhet bërë nga e para, por nuk janë gjetur fondet e mjaftueshme.

Traka: Ndërhyrja tani është në sipërfaqe. Por e domosdoshme është që të hyhet edhe në themelin e rrugës, pasi nga testet që është bërë rruga është e amortizuar. Ka vite që është bërë dhe ka pasur trafik të ngjeshur. 

Banka Botërore që menaxhon këtë rrugë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, që ndërhyrja të ishte më e thellë dhe natyrisht edhe fondet për rrugën Tiranë-Durrës, të ishin më të mëdha. Këto fonde nuk u gjetën. Rreth 11 mln euro për të rehabilituar të gjithë rrugën. 

U vendos të ndërhyhej në këtë masë. Punimet e mirëmbajtjes nuk janë me garanci, por garantojnë lëvizjen e sigurt të mjeteve.


EMISIONET