Kremtohet e diela e Palmave

Kremtohet e diela e Palmave

Dhjetëra mijëra besimtarë zbritën të dielën në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, duke mbajtur në duar degë palme dhe ulliri, ndërsa Papa Françesku i udhëhoqi katolikët e botës në ceremonitë kremtuese të Javës së Shenjtë të Pashkës. Në fjalën e tij, Ati i Shenjtë, bëri thirrje që Kisha të jetë më e përulur si dhe u lut për paqe.

E diela e Palmave kremtohet nga të krishterët si dita kur sipas Biblës, Jezusi u mirëprit si Mesia në Jerusalem, ndërsa disa ditë më vonë ai u kryqëzua.

Pas një parakalimi të gjatë në shesh, shoqëruar dhe nga dhjetëra peshkopë e kardinalë dhe pas leximit të ungjillit, Papa Françesku tha në predikimin e tij se është e rëndësishme që besimtarët t'i rezistojnë tundimit të triumfalizmit dhe kërkoi që Kisha të mbetet e përulur. Në fund të shërbesës dy orëshe, Papa u kërkoi të pranishmëve që të luteshin për paqe, veçanërisht për vendosjen e paqes në Tokën e Shenjtë dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.

E diela e Palmave shënon fillimin e një jave plot veprimtari fetare deri në të dielën e Pashkës, dita më e rëndësishme e kalendari të krishterë.

EMISIONET