Kremrat mund të jenë shkaktarë të qindra vdekjeve nga zjarri, bën të ditur një zyrtar i Zjarrfikësve.        

Chris Bell thotë se parafina- ku bazohet kremi për të trajtuar ekzemat apo  psoriaza, mund të jetë lehtësisht e ndezshme nëse ajo bie në kontakt me ndonjë cigare apo flakë të tjera

"Qindra mijëra persona janë përdorues të tyre dhe ne nuk jemi ende të sigurtë sa është numri i zjarreve që janë shkaktuar nga kremrat por mund të jetë më shumë se 100 të tillë" tha ai në një emision për BBC5 Live

Kremrat janë të sigurtë për tu përdorur nëse përdoren si duhen por nëse ato ekspozohen pranë një zjarri apo ndonjë gjëje tjetër të ndezshme ato mund të marrin flakë menjëherë.

/Ora News.tv/