Kreditimi i ekonomisë i dobët

Kreditimi i ekonomisë i dobët

Biznesi shqiptar edhe në tremujorin e dytë nuk është kredituar. Banka e Shqipërisë raporton se kërkesa e bizneseve për kredi ka ardhur në rritje, ndërkohë bankat shprehen se kanë shtrënguar standardet e kreditimit për biznesin e madh dhe i  kanë  lënë  të  pandryshuara  për  biznesin  e  vogël  dhe  të  mesëm.

Kjo situatë nënkupton që investimet dhe rritja e të punësuarve për këtë periudhë në sektorin privat nuk do të ketë përmirësim.

Sipas  monedhave, kreditimi në lekë ka shfaqur norma më të larta rritjeje se ai në valutë të huaj kryesisht në euro. Kjo si rezultat i uljes së normave të interesit për kreditimin në lekë. Ndërkohë, normat e interesit për  kreditë  në  euro  shfaqen  lehtësisht  më  të  larta  se  në  tremujorin  e  parë,  por mbeten në nivele më të ulëta në krahasim me vitin 2017. Por ka qenë një tjetër situatë me kreditimin e individëve.

Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë  në tremujorin e dytë të vitit 2018, kredia për individë është rritur duke u mbështetur më së shumti nga kredia për banesa dhe më pak nga ajo për konsum.

Mësohet se kjo situatë gjatë këtij tremujori, bankat kanë lehtësuar kërkesat  për  kolateral  për  individët  dhe  kanë  lënë  të  pandryshuar  kushtet  e  tjera. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë gjatë muajit qershor kredia për ekonominë në total  u ul me 9.4 mld lekë krahasuar kjo me një muaj më parë.

EMISIONET