Krasniqi: SHBA do të duhet të vepronte me politikanët njësoj si me Llallën

Krasniqi: SHBA do të duhet të vepronte me politikanët njësoj

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" thotë se shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duheshin të publikonin emrat edhe të politikanëve që kanë transferuar paratë jashtë vendit dhe që kanë shkelur ligjet, ngjashëm siç bënë me Adriatik Llallën.

Krasniqi: Zyrtar me këtë që ndodhi e kanë kuptuar që ai që është guvernator është guvernator. Nëse ambasada amerikane do të shkojë të t'i thotë prokurorisë se kemi 4 dosje, me siguri prokurorin nuk do ta marrë gjumi derisa sa t'i vendosë përpara përgjegjësisë penale. Ajo që pritet nga SHBA-ja do të duhet që politikanët e korruptuar, që kanë transferuar paratë jashtë shtetit dhe që kanë shkelur ligjet, që janë përfshirë në trafik, do të duhesh të denoncoheshin në mënyrë publike. Amerikanët e kanë bërë edhe në Kosovë edhe në Maqedoni.


EMISIONET