Krasniqi: Aq sa u arrestuan në Lezhë për 1 tokë, nuk janë arrestuar në ngjarje të mëdha

Krasniqi: Aq sa u arrestuan në Lezhë për 1 tokë, nuk

Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se aq shumë zyrtar që janë arrestuar në Lezhë, nuk janë arrestuar as për ngjarje të mëdha në historinë e tranzicionit.

Krasniqi: Përvojat e mëparshme, Gërdeci, 21 Janari, vjedhja e floririt, nuk janë arrestuar kaq shumë persona sa janë arrestuar në këtë rast. Të arrestosh 33 veta për një tokë, praktikisht ke arrestuar nga një në 5 familjet e qytetit, sepse çdo njeri ka fisin e vet. Kjo lloj nisme ose duhet të kishte bazë faktike, ose duhej veprohej siç veprohet në një shtet serioz. Arrestimet e bujshme në Shqipëri ndodhin të premten. Ne të gjithë e dimë që në Lezhë është një nga qytetet për problemin me pronat dhe që janë atakuar nga KLSH-ja.

Unë besoj se në Lezhë ka shumë probleme me pronat dhe në shumë raste kemi politikanë dhe njerëz të fuqishëm nga Tirana të përfshirë atje.

EMISIONET