Pedagogu, Nezir Kraki në një lidhje telefonike në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se në Shqipëri nuk ka politikë të mirëfilltë, por vetëm cirk.

Sipas Krakit situatën në dorë për zgjidhjen nga kriza e ka qeveria, sepse ajo ka në dorë fatin e njerëzve.

Nezir Kraki: Fatkeqësisht në Shqipëri konstatoj që nuk ka politikë të mirëfilltë ka më shumë cirk. Partitë janë shndërruar në firma dhe votuesit në klientelë.
Është një super sistem klientelist, i cili nuk ka ku të çojë përveç se në krizë dhe bllokada. Për krizën politike as pozita dhe as opozita nuk janë mjaftueshëm përgjegjëse. Megjithëse demokratikisht nëse ndjekim udhëzimet e shkencës politike, në çdo rast pavarësisht se çfarë ndodh në një vend përgjegjësi absolute për gjetjen e zgjidhjes i takon atij që menaxhon fatin e njerëzve, qeverisë.  


/Ora News.tv/