KQZ nuk u regjistroi anëtarët për KZAZ, PD dhe LSI ankimojnë vendimin

KQZ nuk u regjistroi anëtarët për KZAZ, PD dhe LSI ankimojnë

Partia Demokratike dhe LSI ankimuan në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KQZ për mospranimin e anëtarëve të KZAZ-ve.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro dhe një kundër kërkesën e PD dhe LSI për tu përfaqësuar me komisionerë në zgjedhjet vendore. 

Mazhoranca në KQZ argumentoi se opozita e bashkuar nuk është subjekt zgjedhor apo parti parlamentare ndaj dhe nuk mund të ketë anëtarë në KZAZ. 

PD dhe LSI depozituan të shtunën (18 maj) pranë KQZ emrat e anëtarëve për 90 komisionet zonale të administrimit zgjedhor, edhe pse ka vendosur të mos regjistrojë kandidatë për pushtetin vendor.

EMISIONET