KQZ nis ndryshimin e KZAZ-ve, votimi dhe numërimi në Kukës do të bëhen në ambient privat

KQZ nis ndryshimin e KZAZ-ve, votimi dhe numërimi në Kukës do

Pas kërkesës së bashkive të djathta dhe të LSI për të tërhequr materialet zgjedhore nga shkollat, KQZ ka vendosur me 4 vota që votimi dhe numërimi me 30 qershor të realizohet në ambientet private.

Pas përplasjeve për KZAZ-të mes policisë së shtetit dhe bashkive që kërkojnë të zbatohet dekreti i Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve, KQZ nis ndryshimin e ambienteve.

Me votën e kryetarit Klement Zgurit kundër, 4 anëtarët e tjerë të KQZ-së  vendosen që materialet zgjedhore për Bashkinë e Kukësit të zhvendosen në një ambient privat në qytetin verilindor.

Klement Zgurit: "Nuk është diskutim në raport me kriteret ligjore. Unë jam kundër gjithsesi KQZ vendosi të caktojë vendin e numërimit të votave të KZAZ numër 11 në ambientet e ish hotel Drinit. Katër vota pro, një kundër, miratohet.”

Bashkitë e qeverisura nga kryebashkiakë të PD dhe LSI i kanë kërkuar KQZ-së që të largojnë materialet zgjedhore nga ambientet e bashkisë pas dekretit të Kreut të Shtetit.

Por ndryshe nga bashkitë, KQZ vijon me organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, duke e quajtur nul vendimin e Presidentit. Të hënën pritet që dekreti i Metës të shqyrtohet në Kolegj Zgjedhor, pas ankimimit të bërë nga Partia Unitet Kombëtar.

EMISIONET