KPK shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana

KPK shkarkon nga detyra kreun e Gjykatës së Pukës, Izet Kadana

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka rikonfirmuar në detyrë tre prokurorë, dy prej të cilëve nga Prokuroria e Përgjithshme dhe një  drejtuese e Prokurorisë së Beratit, ndërsa ka shkarkuar  kreun e Gjykatës së Pukës.  

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra  kryetarin e Gjykatë së Pukës, Izet Kadana.

Gjyqtari iu nënshtrua filtrave të vettingut për tre kritere, atë të pasurisë, kriterin profesional dhe pastërtinë e figurës.

Gjatë seancës dëgjimore më 18 dhjetor u vu në pikëpyetje  figura e gjyqtarit dhe kryesisht në lidhje me mesazhet kërcënuese që ai kishte drejtuar një gjyqtareje tjetër.

"Trupa gjykuese vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, zotit Izet Kadana".

Por  Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit  ka dhënë vendime pozitive duke rikonfirmuar në detyrë tre prokurorët, dy të prokurorisë së Përgjithshme Adnad Kosova dhe Alfred Progonati si dhe drejtuesen e Prokurorisë së Beratit, Elioida Goxhaj.


EMISIONET