Prokurorja Antoneta Sevdari shkarkohet për mosjustifikim pasurie, KLP mbetet pa një anëtar

Prokurorja Antoneta Sevdari shkarkohet  për mosjustifikim pasurie, KLP

Vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i cili shkarkoi nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari, njëherësh edhe kandidate për KLP, ka vënë në vështirësi KLP-në e cila tashmë mbetet  pa një  anëtar për zëvendësimin e të cilit duhet të  thirret mbledhja e prokurorëve. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurores, Antoneta Sevdari, e cila është njëherësh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Trupi gjykues i KPA-së, lexoi vendimin sipas të cilit shkarkimi i prokurores Sevdari bëhet për mosjustifikim të mjaftueshëm të burimeve financiare të pasurisë që zotëron bashkëshorti i anëtares së KLP-së.

Prokurorja e kishte kaluar vettingun duke u vlerësuar pozitivisht në të trija kriteret gjatë procesit të zhvilluar ndaj saj në KPK.

Ndërkohë Komisioneri Publik bëri ankim në KPA, duke kërkuar shkarkimin e  Sevdarit me argumentin se nuk justifikon pasurinë.

Gjatë procesit në Kolegjin e Apelimit, vendimi për anëtaren e KLP-së u shty dy herë dhe në fund ndonëse rrëzoi kërkesën e Komisionerit Publik, KPA vendosi shkarkimin e Sevdarit nga detyra.

Ky vendim vendos në pozita të vështira KLP-në që tashmë ka mbetur pa një anëtar, ndërsa pritet mbledhja e prokurorëve për të votuar kandidaturën që do e zëvendësojë.

 Prokurorja Antoneta Sevdari kalon me sukses vettingun

EMISIONET