KPA përfundon shqyrtimin për Gentian Osmanin, konkluzionet në 24 korrik

KPA përfundon shqyrtimin për Gentian Osmanin, konkluzionet në 24

KPA ka përfunduar shqyrtimin e rastit për anëtarin e KLP, Gentian Osmani, ndërsa ka shtyrë seancën për datën 24, ku pritet që palët të japin konkluzionet.

Në seancën e kësaj radhe trupi gjykues pranoi kërkesën e Osmanit, për kryerjen e analizës financiare me provat e reja.

Ndërkohë komisioneri publik, i cili ka kërkuar shkarkimin e anëtarit të KLP-së, ndryshoi qëndrim në lidhje me dhurimin e 1.5 mln lekëve të familjes së bashkëshortes së Osmanit, që sipas këtij të fundit janë kontribut të bashkëshortes së tij në familjen e saj para martese. Ndërkohë i ka qëndruar kundërshtive të tjera.

Gjithashtu Kolegji i Hodhi poshtë si të pabazuar 3 denoncime që janë bërë për Osmanin.

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda është i dyti nga anëtarët e KLP pas Antoneta Sevdarit që ka dalë para KPA.

Ndërkohë para KPK ka dalë edhe drejtuesi i prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli. Sipas ILDKPKI, Ylli ka rezultuar  pa probleme në deklarimin e pasurisë, por një hetim i bërë nga komisioni ka nxjerrë disa pasaktësi në lidhje me një shtesë të bërë në një apartament në Durrës.

Vendimi për të pritet të jepet në 8 korrik.

EMISIONET