Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të policisë në veri të Mitrovicës, që sipas KosovaPress kanë lidhje me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.

Arrestimi i policëve është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës  dhe në konsultim me prokurorinë kompetente.

Në njoftimin e Inspektoriatit policor thuhet se me autorizim të prokurorit dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, "hetuesit e IPK-së dhe PK-së kanë realizuar urdhëresën për bastisje në Mitrovicën e Veriut me dyshimin se dy zyrtarë policorë kanë kryer veprën penale “Manipulim me prova” të paraparë me Kodin Penal të Republikës së Kosovës".

/Ora News.tv/