Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur sot bojë në drejtim të ndërtesës së Policisë së Kosovës. Pas kësaj, forcat policore kanë filluar arrestimin e disa aktivistëve të kësaj lëvizjeje.

Nga ana e saj, bëri me dije se janë arrestuar 8 aktivistë, përfshirë edhe një deputete të Kuvendit të Kosovës.

Njoftimi:

Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 8 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave.

Të arrestuar janë:

Saranda Bogujevci

Rinë Zhitia

Diellëz Arifi

Elona Kurti

Arta Berisha

Çlirim Gërbeshi

Atdhe Arifi

Patrik Domi.

/Ora News.tv/