Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të Suharekës në Kosovë, ku për pasojë 5 persona humbën jetën

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha, aksidenti ka ndodhur në pjesën e quajtur Biraq afër Suharekës.

“Rreth ores 13:21 minuta ne magjistralen Suhareke Duhel ka ndodhur nje aksident i tmerrshem komunikacioni me c’rast kane humbur jeten pese persona: dy te rritur dhe tre femije. Vdekjet jane konfirmuar nga emergjenca e cila ka dale ne vendin e ngjarjes », ka shkruar Berisha në Facebook.

Sipas zëdhënësit të Policisë, aksidenti ka ndodhur mes  një automjeti të  tipit BMW dhe një autobusi.

/Ora News.tv/