Me kërkesën e 43 deputetëve, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar peticionin e nënshkruar për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Këtë e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë seancës parlamentare për Ligjin për Buxhetin për vitin 2018. Ai ka ftuar Kryesinë e Kuvendit dhe shefat e Grupeve Parlamentare për takim.

43 deputetë kanë kërkuar që seanca të mbahet sot.

/Ora News.tv/