Kosovë, 35 vite burg për 9 personat që planifikuan sulmin në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Kosovë, 35 vite burg për 9 personat që planifikuan sulmin në

Gjykata Themelore  në Prishtinë i shpalli fajtorë dhe i dënoi me heqje lirie dhe gjoba, nëntë persona, nën akuzën se në vitin 2016 kishin planifikuar të kryenin një sulm gjatë një ndeshjeje futbolli ndërmjet Izraelit dhe Shqipërisë.

Visar Ibishi, u dënua me 10 vjet heqje lirie, Lulzim Gashi me 6 vjet, Burim Istrefi me 3 vjet, Leotrim Vojvoda dhe Flamur Gashi me nga 5 vjet, Kenan Plakaj dhe Arton Ahmeti me nga 1 vit e gjysmë dhe Leotrim Musliu me 3 vjet e gjysmë, ndërsa Besart Peci u dënua me një gjobë prej 2500 eurosh.

Në vjeshtën e vitit 2016, policia e Kosovës në bashkëpunim me policinë e Shqipërisë, arrestoi 19 persona nën dyshimet për lidhje me grupin militant Shteti islamik dhe planifikim sulmi në Shqipëri por edhe në Kosovë.

Policia tha se arrestimet parandaluan sulmet terroriste në ndeshjen e futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit që duhej të zhvillohej në Shkodër e më pas u zhvendos në qytetin e Elbasanit.

Në pranverën e vitit 2017, familjarët dhe autoritetet e policisë thanë se Lavdrim Muhaxheri është vrarë në Siri.


EMISIONET