Ekipi kosovar i xhudos ka arritur të marrë 2 medalje në kampionatin Europian për moshën 23 vjeçare që po mbahet në Podgoricë.

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të “shpërblehet” me medalje të artë në kategorinë deri në 52 kg.

Me medalje është kthyer në Kosovë edhe xhudisti Akil Gjakova që garonte në kategorinë deri në 73 . Ai arriti deri në duelin final, por që e humbi përballë sportistit rus Ondar, duke u mjaftuar më medaljen e argjendtë nga europiani i 23 vjeçarëve.

Kjo medalje është suksesi më i rëndësishëm për sportistin kosovar, medalje që pritet të rrisë moralin e xhudistit.

Sportistët e drejtuar nga trajneri Drilon Kuka kanë arritur suksesin më të rëndësishëm të tyre. Ndërkohë, xhudistet tjera, Loriana Kuka dhe Laura Fazliu pësuan humbje duke u eliminuar.

/Ora News.tv/