“Pse duhet ndezur baruti luftënxitës në Ballkan?”. kjo ishte tema e  përzgjedhur për tu trajtuar në studion e 360grade të Artur Zhejit  mbrëmjen e 8 shkurtit në RTV Oranews.

Pjesë nga debati

Ralf Gjoni Rusia po fut xixa në Ballkan dhe po mundohet të përdorë Ballkanin si test eksperimental për të dhënë shembull që intereson në zonën e saj të influencës gjeopolitike.Rusia ka interes sepse ka hallin e Krimesë, Osetisë, dhe zonës së saj të influencës.

Agim Nesho:  Jam dakord me këtë dhe kërkon që problemin ta çojë në OKB. KS për herë të dytë sot në dy muaj që diskuton çështjen e Kosovës. Rikthehet 1244. Rusia tenton të mbajë të hapur 1244. Ndërkohë që këta janë futur në një lojë që nuk kanë garanci as për njohjen dhe as si do luajë Rusia.Jam dakord me Ngjelën. Qëllimi është destabilizimi.  Të qëndrojnë në pushtet.

Ka një rrezik shumë të madh. Që në momentin që diskutohet çështja e kufijve bie tërësisht njohja e Kosovës nga shtetet  që e kanë njohur tashmë, sepse e kanë njohur me këtë kushtetutë dhe republikë. Dhe këta luajnë me këtë. Do bjerë s'do njihemi dhe ne do bashkohemi me Shqipërinë se kujtonë se është shumë e thjeshtë. Këta minojnë republikën e tyre vetëm me këtë gjë.

Genc Gjokutaj: Ne shqiptarët lozim në minutën e fundit.

/Ora News.tv/