Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar me dekoratën "Urdhri i Pavarësisë" ish-ambasadorin e Shqipërisë në NATO, Leonard Demin.

Dekorata i është dorëzuar nga Ambasadori i Kosovës, Sylë Ukshini.

Dimplomati tha se pavarësia e Kosovës ka qenë projekt i gjithë shqiptarëve, duke vlerësuar kontributin e gjithësecilit.

Ukshini: Kontributi i Shqipërisë është politik, diplomatik, ekonomik, kulturor, nga pak e themi si heshtur  edhe ushtarak. Është një kontribut i gjithanshëm. Nuk është e tepërt të thuhet se pa kontributin e Shqipërisë liria e Kosovës nuk do të ishte kështu si është.

Leonard Demi ka shërbyer si Ambasador në NATO nga viti 2013 deri në 2018.

Demi: Falenderoj Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për  nderin e madh që bëri duke vlerësuar kontributin tim modest në përpjekjet e mia dhe të delegacionit të Republikës Popullore të Shqipërisë në NATO.

Në ceremoninë e dorëzimit të dekoratës ishin të pranishëm ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ish-Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

/Ora News.tv/