Kosova në festë, Tirana e Prishtina përshëndesin krijimin e Ushtrisë

Kosova në festë, Tirana e Prishtina përshëndesin krijimin e

Formimi i ushtrisë së Kosovës është pritur me festime të qytetarëve në sheshe, ndërkohë udhëheqësit e politikës shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë ishin të parët që uruan.

Presidenti Hashim Thaçi e quajti formimin e ushtrisë si hapin e fundit të shtet-ndërtimit pas dy dekadash të mundimshme. Prekës ishte dhe urimi i kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, drejtuar të atit të tij të ndjerë, që u nda nga jeta vetëm pak kohë më parë.

Me mesazhe të përcjella në rrjetet sociale, presidenti Ilir Meta, e quajti votimin e fundit një dëshmi të qartë se Kosova është e vendosur të kontribuojë për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë.

Kryeministri Edi Rama, zgjodhi një fotografi të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që me uniformë ushtarake një ditë më parë inspektoi trupat e kazermës “Adem Jashari.

Në rrjetet sociale uruan kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati.

Ambasada amerikane në Kosovë konfirmoi edhe një herë pas votimit nga parlamenti, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në forcë me mandat për mbrojtjen territoriale. Ambasada e ka konsideruar këtë hap si të drejtë sovrane për Kosovën.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha se Serbia do të vazhdojë t’i qaset rrugës paqësore edhe pas votimit për formimin e ushtrisë nga Kuvendi i Kosovës.

“Sot nuk është dita kur kontribuohet për stabilitetin e rajonit”, tha Brnabiç. Ajo e ka përshkruar ditën e sotme si një ditë të vështirë për Serbinë.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk arriti të sigurojë mbështetjen e plotë të NATO-s.

Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg shprehu sërish kundërshtimin e tij për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Përmes një deklarate, ai tha se vendimi i Kuvendit të Kosovës, për të miratuar tre ligje për Ushtrinë, vjen “në kohë të papërshtatshme”.

Sot deputetet e Kuvendit të Kosovës, pozitë dhe opozitë për herë të parë janë bërë bashkë duke votuar kështu me 106 vota për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.



 
 

EMISIONET