Xhudistet e Kosovës janë fiksuar me medaljet e bronzta në kampionatin botëror që po mbahet në Tokio të Japonisë.

Pas atyre të fituara nga Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi, është radha e Loriana Kuka për të ngritur në pod flamurin e Kosovës. Kuka u pozicionua e treta në kategorinë e saj, duke siguruar medaljen e tretë të bronztë për Kosovën nga ky turne. 

Kuka regjistroi katër fitore gjatë rrugëtimit të saj në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ndërsa në luftën për të bronztën mundi sllovenen, Klara Apotekar me Ippon.

/Ora News.tv/