Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore "Pyeongchang 2018".
Skiatori kosovar ka zënë vendin e 37-të nga 65 garues në disiplinën kombinim alpin.
Përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në Pyeongchang është shprehur i lumtur për këtë rezultat.
“Unë jam vërtetë i lumtur me garën e lëshimit, përkundër disa gabimeve që bëra. Sllallomi ishte shumë i vështirë, shumë me akull, por ia dola të arrijë në objektiv dhe zënia e vendit 37 ishte rezultat që e kam pritur”.-tha Tahiri pas garës.
/Ora News.tv/