Ish-komisari i "hekurt" i Elbasanit, Koseni Koseni i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, u pyet nëse kriminaliteti është sofistikuar dhe se si mund të luftohet ai.

Pjesë nga debati: 

Zheji: Është sot krimi më i sofistikuar se shteti?

Koseni: Kuptohet, sepse ai ka edhe lek më shumë. Duket qartë që krimi është sofistikuar. Në Elbasan kishim 4 banda dhe i shkatërruam brenda 48 orëve. Gjithë ato gra që ishin në punë natën dhe ne nxorëm patrulla në çdo kryqëzim.

Zheji: Në dyert e shkollave të mesme ka trafikantë droge që u japin bar nxënësve.

Koseni: Pasi ne vumë policinë, në shkolla bënim dy orë mësim çfarë është droga. Fillimisht duhet të ndërhyjmë për të parandaluar. Policia nuk i ka të gjitha forcat për ta bërë këtë punë. Këta kanë shumë pak forca. Duhet të fuqizohet policia. Duhen makina shumë të mira.

/Ora News.tv/