Korrigjimi i kufijve, Balla: Mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd, por nuk ndërhyjmë

Korrigjimi i kufijve, Balla: Mbështesim dialogun Prishtinë-Beograd,

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar në Komisionin e Integrimit, se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nga deputeti demokrat, Aldo Bumçi se kush është qëndrimi i Ramës për ndryshimin e kufijve, Balla tha se Kosova është një shtet sovran dhe Shqipëria nuk ndërhyn në politikën e saj të jashtme.

Gjatë diskutimeve për procesin screening dhe raportin 3-mujor, deputeti Genc Pollo kërkoi nga qeveria që "të raportojë deri ku ka shkuar me përmbushjen e kritereve të vendosura nga BE".

Taulant Balla duke përshëndetur dhe mirëpritur rolin e opozitës tha se "Qeveria deri në fund të muajit shkurt ka detyrim të sjellë raportin" 

EMISIONET