Korridori veri-jug, ARRSH prezanton projektet që lidhen me By Pass-in

Korridori veri-jug, ARRSH prezanton projektet që lidhen me By Pass-in

Autoriteti Rrugor Shqiptar prezantoi në Shkodër dy projekte ambicioze me vlerë nga 15- deri në 19 miliardë lek për rrugën që bashkon Korridorin Veri-Jug! Specialistët mbështetet variantin që kalon përgjatë Bregut të lumit Kir, i cili po të miratohet detyron një vendim të dytë për fatin e By Passit që zvarritet prej 8 vitesh!

Ndërsa punimet për By passin e Shkodrës zvarriten prej 8 vitesh, Autoriteti Rrugor Shqiptar prezantoi në Shkodër dy variante për rrugën që bashkon Korridorin Veri Jug

Projekti i parë më vlerë 15.1 miliarde lekeve, përkrah lidhjen me trasenë egzistuese, ndërsa i dyti 19.1 miliardë parasheh ndërtimin e një By Pass-i në pjesën përgjatë lumit Kir.

Afrim Qendro, drejtor i ARRSH: Faktori i parë ka qenë pika e lidhjes së korridorit blu. A do jetë në pika e lidhjes në Han të Hotit apo në Muriqan. Ne kemi një investim në by passin perëndimor të Shkodrës, gjë e cila na i komplikon situatën sepse ne nuk e kemi vendosur si do të operohet.

Specialistët e fushës përkrahën idene se për Shkodrën varianti më i pranueshëm është ai përgjatë bregut të lumit Kir që kap vlerën prej 140 milion euro. Por edhe këtu kishin vërejtje mbi ndikimin në Mjedis dhe efektet që mund të sjellë

Ndërsa lidhur me fatin e By Passit egzistues, ai tashmë është kthyer në një rrugë panoramike, dhe do jetë KRRT-ja ajo që do vendos për pjesën e lidhjes tek Moloja e Urës së vjetër të Bunës.

EMISIONET