Korr fitore që në debutim, Memelli: Nuk mendoj për postin tim, Laçi do Kupat e Evropës

Korr fitore që në debutim, Memelli: Nuk mendoj për postin tim,

Migen Memelli arriti një fitore shumë të rëndësishme në debutimin e tij në krye të Laçit. Në intervistën e dhënë në emisionin “Gol pas Goli” tha se ende nuk e di nëse do të konfirmohet si trajner i parë i kurbinasve.

Fitore shumë e rëndësishme në ndeshjen e parë si trajner…

Dua të përgëzoj çunat e ekipit. Nuk është e lehtë që mbas 2 humbjeve, duke ditur anën e rënduar psikologjike. Jemi munduar të punojmë në anën psikologjike dhe në pjesën tekniko-taktike. Kemi bërë një analizë të thellë dhe kemi dalë në konkluzion që mesfusha e Luftëtarit bën 1/3 e ekipit. Kemi dashur të jemi fleksibël në linjën e sulmit. I kemi ndërruar pozicionet për të patur sa më shumë efikasitet.

Keni besimin e presidentit?

Pas largimit të Mërgjyshit për arsye personale, kam bërë planet e mia. As e kam kërkuar as ma ka afruar. Kjo pyetje duhet t’i bëhet presidentit.

Nuk e dini të ardhmen?

Nuk e di akoma. Është enigmë e ardhmja. Do të ulemi me presidentit të diskutojmë se si është më e mira. Unë kam përgjegjësitë e mia për këtë situatë.

Ndoshta duhet ta korrigjosh pjesën e tensionit, të jesh pak i frenuar?

Dua të kërkoj ndjesë për këtë pjesë. Hovi i momentit, duke pasur parasysh që puna jonë matet me rezultatet. Ajo që kam kërkuar ishte nëse ka qenë “offside” apo faull. Kur më tha ishte faull, u tërhoqa. I kam kërkuar ndjesë kryesorit. Nuk dua të merrem me gjyqtarët.

Futja e Berishës dhe s’postimi i Shtubinës, pse e bëtë këtë lëvizje?

Në fazën sulmuesi donim të ishim sa më fleksibël. Për të krijuar disekulibër te kundërshtarët. Ne kemi pasur mundësinë të dyfishojmë rezultatin. Janiçic doli në sulm. Duhet të jemi vrasës për ta mbyllur takimin, jo të futemi në presion. Në momentin e fundit mund të ishin ndëshkuar. Është pozitive që skuadra rikthehet te fitorja. 2 ndeshjet e fundit nuk kemi qenë kreativë.

Drejtori sportiv i Laçit deklaroi se në qoftë se Memelli bën mirë, do ta konfirmojmë si trajner…

Shpresoj që të gjithë së bashku të bëjmë më të mirën për klubin. Ekipi i Laçit është futur 6-7 herë në Kupat e Europës. Në qoftë se s’do ta bëjmë këtë, do të jetë një dështim.

EMISIONET