Koreja e Veriut e ka quajtur strategjinë e sigurisë të SHBA kundër Phenianit  kriminal, raportojnë mediat shtetërore.

Ministria e jashtme e Koresë së Veriut akuzoi presidentin Donald Trump se po kërkon nënshtrimin total të botës  me strategjinë e tij të re të sigurisë kombëtare.

Trump tha të hënën se Uashingtoni duhej të merrej me sfidën e paraqitur nga programet e armëve të Phenianit.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Koresë së Veriut tha se strategjia kombëtare e sigurisë amerikane ishte "asgjë, përveç shpalljes së agresionit", raporton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Ai akuzoi SHBA për përpjekjet për të mbytur vendin korean dhe për ta kthyer tërë gadishullin korean në një postë për të kërkuar këtë hegjemoni.

Trump përvijoi strategjinë e re të SH.B.A.-së, duke kritikuar Korenë e Veriut për testimet e përsëritura të raketave bërthamore pavarësisht dënimit nga SHBA dhe OKB.

Muajin e kaluar, presidenti amerikan gjithashtu  e quajti Korenë e Veriut një sponsor shtetëror të terrorizmit.

Administrata e Trump ka thënë se po kërkon një zgjidhje diplomatike dhe ka propozuar sanksione të reja dhe më të rrepta kundër Phenianit.

Masat e përshkruara përfshijnë ndalimin deri në 90% të furnizimit me naftë të vendit dhe riatdhesimin e të gjithë shtetasve të Koresë së Veriut që punojnë jashtë vendit brenda 12 muajve, sipas agjensisë së lajmeve AFP.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë nëse do të vendosë sanksione më të rrepta në një rezolutë që do të varet nga mbështetja nga Kina dhe Rusia.

Koreja e Veriut tashmë është subjekt i një sërë sanksionesh nga Amerika, OKB dhe BE.

/Ora News.tv/