Koreja e Veriut: Sanksionet e fundit të OKB-së, akt lufte

Koreja e Veriut: Sanksionet e fundit të OKB-së, akt lufte

Koreja e Veriut i ka përshkruar sanksionet e fundit të OKB ndaj saj si një akt lufte.

Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme, thuhet se masat ishin të barabarta me një bllokadë totale ekonomike, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, raporton BBC.

Këshilli i Sigurimit të OKB vendosi sanksione të reja ditën e premte në përgjigje të testeve të raketave balistike të Penianit.

Rezoluta e hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetur njëzëri edhe nga 15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit përfshin masat për të ulur importet e naftës së Veriut deri në 90%.

Deklarata e Koresë së Veriut i përshkroi sanksionet "si një shkelje të dhunshme të sovranitetit të republikës dhe një akt lufte që shkatërron paqen dhe stabilitetin e gadishullit Korean".

"Shtetet e Bashkuara të tmerruar plotësisht nga arritjet tona, të forcës bërthamore të shtetit po bëhen gjithënje e më të tërbuar në lëvizjet për të rritur snaksionet dhe presionin ndaj vendit tonë" thuhet ndër të tjera në deklaratë.

EMISIONET