Dy tërmete me magnitudë 5.5 dhe 5.4 kanë goditur bregun juglindor të Koresë së Jugut, rreth 6 km në veri të portit të Pohang, tha shërbimi kombëtar meteorologjik.

Lëkundjet e tërmetit ndodhën në një zonë rreth 35 km nga një ventral bërthamor, por nuk është raportuar për dëme.

Tërmetet u ndien në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, rreth 270 km nga Pohang.

Banorëve të Pohang u është thënë t’u evakuuar dhe raportet e para treguan për ndërtesa të dëmtuara nga dridhjet e tërmetit.

Një tronditje e tretë me një magnitudë 3.6 u regjistrua më vonë, tha agjencia e motit vendase, cituar nga agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Tërmeti i parë u regjistrua në një thellësi prej 10 km, tha USGS.


/Ora News.tv/



/Ora News.tv/