Korea e Veriut ka dërguar pajisje në Siri që mund të përdoren për krijimin e armëve kimike, citojnë mediat amerikane, bazuar në zbulimet e bëra nga ekspertë të  Kombeve të Bashkuara.  

Materialet përfshijnë pllaka rezistente ndaj acidit, valvula dhe tuba, thotë raporti.

Një dokumet akoma i papublikuar i Kombeve të Bashkuara thotë gjithashtu se specialistë të raketave nga Peniani janë parë në fabrikat e prodhimit të armëve kimike në Siri-citon New York Times-i

Informacioni vjen pas përdorimit të gazit të klorit të përdorur nga forcat siriane, të cilën qeveria e mohon.

Korea e Veriut është nën sanksionet ndërkombëtare mbi programin e saj nuklear.

Furnizimet raportohen të jenë dërguar ilegalisht në Siri. Pllakat, thuhet se do të përdoren për të krijuar lehtësira në vendin e prodhimit të armëve kimike.

Pesë anije janë dërguar në Siri, me anë të një firme kineze gjatë fundit të 2016-s dhe fillimit të 2017-s, sipas Wall Street Journal.

Ato hiqen sikur janë pjesë e dhjetra anijeve ndër vite. Qendra e Studimeve Shkencore dhe Kërkime Siriane (SSRC)-agjensi e qeverisë kjo- thuhet se ka paguar Korenë e Veriut me anë të disa kompanive "të rregullta" në pamje të parë-raporton gazeta.

Në një raport të Shtatorit  2017, i cili është publikuar, thuhet se dy anëtarë shtetesh të Kombeve të Bashkuara  kanë kapur dy dërgesa për Sirinë, të cilat dyshoheshin se ishin nisur nga Korea e Veriut me anë të firmave eksportuese si pjesë e një kontrate me SSRC-në.

Përfaqësuesi i UN (Kombeve të Bashkuara)  Stéphane Dujarric nuk tha se kur do të publikohet raporti, por tha për New York Times: "Unë mendoj se mesazhi i përgjithshëm është që të gjithë anëtarët e shteteve kanë detyrën dhe përgjegjshmërinë t'u përmbahen sanksioneve në fuqi"

Qeveria siriane raportohet t'i ketë thënë panelit të Kombeve të Bashkuara se vetëm Korea e Veriut ka përfaqësues trajnerë dhe sportist në  Siri.

Siria u regjistrua në Konventën e Armëve Kimike dhe deklaroi se i shkatërroi armët kimike në 2013, pasi sulmi me gazin sarin vrau qindra njerëz në Ghouta.

Ajo është akuzuar për përdorim të herë pas hershëm të armëve të ndaluara kimike në luftën civile që nga nisja e saj.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) konkludoi se gazi sarin që ndikon tek nervat është përdorur në të paktën dy provinca Prillin e shkuar, në një incident që vrau më shumë se 80 persona.  Hetuesit e Kombeve të Bashkuara (UN) thonë se faji ishte i forcave ajrore siriane.  

Shtetet e Bashkuara goditën një bazë ajrore siriane në përgjigje të këtij veprimi, por presidenti Bashar al-Assad i qëndroi idesë se incidenti ishte i rremë. Dyshohet se sulme me gazin klorine janë përdorur së fundmi në Siri, përfshirë një të tillë në Ghouta-n Lindore të Djelën.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) po heton mbi sulmet, sipas citimeve nga burimet diplomatike-raporton agjensia e lajmeve  Reuters.

Sekretari britanik për marrëdhëniet me jashtë,  Boris Johnson , është një nga liderët perëndimor që mendon se qeveria siriane duhet sulmuar nëse ka sërish evidenca të sulmeve kimike mbi cilivët

Ekspertët thonë se Korea e Veriut ka ofruar mbështetje ushtarake dhe njohuri mbi armët në këmbim të parave.

Siria dhe Korea e Veriut kanë bashkëpunim të ngushtë ushtarak prej dekadash. Javën e shkuar presidenti amerikan Donald Trump tha se Washingtoni po hartonte një paketë sanksionesh për Korenë e Veriut, që shënjestron më shumë se 50anije dhe kompani të transportit detar në shumë vende.

Korea e Veriut është tashmë nën një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe amerikane për programet e saj nukleare dhe testet bërthamore. Por, ajo i vazhdoi testet vitin e shkuar, përfshirë edhe një test të armëve përthamore dhe një rakete balistike, të aftë të arrinte Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara thonë se sanksionet e reja janë hartuar për ta vënë edhe më shumë nën presion Korenë e Veriut, duke i prerë burimet e furnizimit për programet e saj nukleare dhe të ndalojë evazionin e kufizimeve ekzistuese.


/Ora News.tv/