Korea e Veriut është shprehur e gatshme për të biseduar 'në çdo kohë dhe në çdo mënyrë' me presidentin amerikan Trump, pasi ky i fundit anuloi befas takimin e tij me Kim Jong -un

Zv.ministri i jashtëm Kim Kye-gwan tha: "Vendimi i Trump ishte ekstremisht keqardhës."

Presidenti Trump fajësoi 'armiqësinë e hapur' të Koresë së Veriut për anulimin e takimit.

Ky takim do të kishte qenë i pari në histori ku një president amerikan do të takohej me një lider koreanoverior.

Detajet e takimit që do të zhvillohej në Singapor, më 12 Qershor, ishin të paqarta.

Por bisedimet, do të fokusoheshin në mënyrat e denuklearizimit të gadishullit Korean dhe uljen e tensioneve.

Disa ora para deklaratës së presidentit Trump, Korea e Veriut tha se e mbajti premtimin e saj për çmontimin e tunelëve të rrjetit të saj për testet bërthamore.

Trump deklaroi anulimin e takimit, me anë të një letre, adresuar personalisht Kim Jong-un.

Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane dha disa detaje, duke thënë se "Korea e Veriut tregoi një mungesë të thellë besimi."

"Kishte disa 'premtime të pambajtura' nga Peniani", tha zyrtari për mediat, "Përfshirë, këtu rastin kur Shtëpia e Bardhë dërgoi zëvendës shefin e stafit në Singapor për të takuar diplomatët e Koresë së Veriut përpara samitit.

"Koreano veriorët nuk u shfaqën fare. Ata thjesht na studiuan ne"

Gjithashtu zyrtari amerikan shtoi : "Presidenti amerikan 'diktoi çdo fjalë' të letrës së tij drejtuar Kim Jong-un, pasi bisedoi me presidentin e Koresë Veriut Moon Jae-in".

/Ora News.tv/