Korçë, vrau 35-vjeçarin për gërvishtjen e makinës, dorëzohet autori

Korçë, vrau 35-vjeçarin për gërvishtjen e

Është vetëdorëzuar në polici Olger Mustafaj, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 35-vjeçarit Altin Balliu në Korçë, ngjarje e ndodhur në 17 janar.

Policia bëri ndalimin e shtetasit Mustafajt pas vetëdorëzimit të këtij të fundit, në ambjentet e Komisariatit Korçë ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Altin Balliu u qëllua me armë zjarri gjatë një sherri në lokal duke gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Si ndodhi vrasja

Sherri që përfundoi me plumba nisi pasi 30-vjeçari Balliu i ka gërvishtur makinën e parkuar autorit të dyshuar.

Fillimisht ata janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht në një lokal në prani edhe të personave të tjerë që shoqëronin 30-vjeçarin nga Pogradeci.

Mustafaj është larguar fillimisht nga lokali ka marrë një pistoletë dhe e ka sulmuar Balliun në një kohë kur ai po shkonte i vetëm drejt makinës.

Ai ka marrë një goditje në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Olger Mustafaj, autori i dyshuar, rezulton person me precedentë penale të mëparshme për vrasje dhe plagosje te rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

EMISIONET