Korçë, u traumatizua nga vrasja e të vëllait, vdes 59-vjeçari

Korçë, u traumatizua nga vrasja e të vëllait, vdes

Humb jetën vëllai i Gramoz Nakos në Korçë, i cili u vra tre ditë më parë nga kunati i tij.

Burimet bëjnë të ditur se Rasin Nako 59-vjeç ka humbur jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, por edhe nga që përjetoi pas vrasjes së vëllait.

Gramoz Nako, 57 vjeç u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij në Korçë. Pas hetimeve rezultoi se ai u vra nga kunati i tij, Sefedin Zenellari, i cili një ditë pas krimit vrau edhe veten.

Sipas policisë Zenellari u mbyll në një dhomë të shtëpisë ku jetonte i vetëm dhe përdori të njëjtën armë me të cilën dyshohet se vrau kunatin disa orë më herët.

EMISIONET