Heroinë dhe kokainë kapet në Korçë e Vlorë

Heroinë dhe kokainë kapet në Korçë e Vlorë

Rreth gjysmë kilogrami Heroinë është sekuestruar këtë të enjte në Korçë në një aksion blic të sektorit të Anti drogës që sipas burimeve  vuri në pranga 4 persona.

Droga u kap në një dyqan tregtimi e servisi celularës që dyshohet se funksiononte si bazë e shpërndarjes së drogërave të forta në qytetin juglindor.

Policia ende  nuk ka dhënë asnjë detaj mbi operacionin, por burime të besueshme thanë se në pranga kanë rënë tre persona të përfshirë direkt në trafik dhe një blerës, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur për shkak të veprimeve hetimore që janë në vijim.

Policia e ka mbajtur në fshehtësi të plotë kryerjen e këtij operacioni, duke ja besuar goditjen vetëm një grupi të vogël efektivash nga sektori i luftës kundër narkotikëve.

Ndërkohë 59 doza Heroinë, 23 doza Kokainë u sekuestruan në dy operacione të ndryshme të finalizuar nga Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës.

Në pranga përfunduan tre shpërndarës të lëndëve të forta narkotike në qytetet bregdetare.

Në kuadër të operacionit të Koduar RED policia e Vlorës arrestoi Dashamir Ademin, 28 vjec të cilit iu kapën 59 doza Heroinë dhe një sasi parash kesh.

Ai u kap ndërsa po u shiste drogë dy personave të cilët u vunë në procedim në gjendje të lirë.

Ndërsa policia e Sarandës vuri në pranga dy 20 vjecarët nga Tirana Silvjo Hoxhallari dhe Jurgen Hoxha pasi u kapën me 23 doza kokainë.

lënda e fortë narkotike besohet se u tregohej pushuesve që janë të shumtë këto ditë në brigjet e Vlorës e Sarandës

EMISIONET