Një sasi prej 686 kilogram kanabis sativa u sekuestrua në një banesë fshatin Bulgarec në Korçë, ndërsa në pranga ka përfunduar 45 vjeçari Jetnor Gungo, pronar i banesës.

Policia lokale bën me dije se droga e gjetur ishte e ndarë në 49 thasë. Bimët ishin të thata dhe bohçet nuk ishin ndarë nga degët. Lënda narkotike, dyshohet se ishte magazinuar në shtëpitë e 45 vjeçarit për t'u tharë.

Policia thotë se ka shpallur në kërkim Jetnor Gungo 45-vjeçar, në banesën e të cilit u gjet sasia e drogës.

"Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin  Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën  e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa", sqaroi policia.

Ndërkohë policia po  punon për kapjen e shtetasit K.G.


/Ora News.tv/