Korçë, 27 vjeçari vdes në paraburgim, u arrestua se vodhi një varëse floriri

Korçë, 27 vjeçari vdes në paraburgim, u arrestua se

Ekspertiza mjeko ligjore dhe hetimi i prokurorisë së Korçës pritet të hedhë dritë mbi vdekjen e mistershme të një 27 vjeçari në qelinë e policisë së qytetit juglindor. Enea Ftoj, babai i tre fëmijëve sipas policisë së Korçës nuk kishte asnjë shenjë dhunë ndërsa ishte përdorues droge. Por familjarët e të riut nga komuniteti rom akuzuan policinë për vrasje.

Një 27 vjeçar, baba i tre fëmijëve ndërroi jetë në dhomën e sigurisë në komisariatin e Korçës në rrethana që po hetohen nga prokuroria e qytetit juglindor.

Enea Ftoj ishte arrestuar 3 ditë më parë për vjedhje me dhunë, pasi i kishte varësen e floririt një qytetareje.

Policia thotë se nga kqyrja e trupit nuk u konstatuan shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Por familjarët e 27 vjeçarit akuzuan policinë për dhunë dhe vrasjen e të riut.

"Më vranë burrin" - thotë e bashkëshorjta e re.

Të mbështetur edhe nga anëtarë të tjerë të komunitetit rom ata protestuan para komisariatit.

Prokuroria e Korçës ndërkohë ka nisur një hetim për vdekjen e 27 vjeçarit brenda qelisë së komisariatit të Policisë.

Në funksion të hetimit janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe u morën në pyetje efektivët e policisë që ishin në detyrë.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të realizohet nga dy ekspertë një i pavarur dhe një tjetër nga Instituti i Mjekesise Ligjore.

 

EMISIONET