Korçë, digjet makina e një 24-vjeçari

Korçë, digjet makina e një 24-vjeçari

Një automjet është djegur gjatë natës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 10 të këtij qyteti, ku mjeti “Mercedes-Benz” me targa TR9177L, në pronësi të shtetasit K.P, 24 vjeç është djegur plotësisht.

Policia thotë se nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në sistemin elektrik të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.

EMISIONET