Korçë, 65 vjeçari godet me thikë të birin

Korçë, 65 vjeçari godet me thikë të birin

Një 35 vjeçar nga Korça ka përfunduar në spital i plagosur me thikë. 35 vjeçari me iniciale R.S, banues në lagjen numër 5 të qytetit juglindor, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia sqaron se autor i plagosjes është babai i tij, 65 vjeçari me iniciale I.S, i cili pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me thikë djalin e tij.

Shtetasi I.S, ndodhet i shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET