Korçë, 35-vjeçari kapet me kokainë në lokal

Korçë, 35-vjeçari kapet me kokainë në lokal

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap me lëndë narkotike në një lokal në fshatin Libonik-Maliq.

"Ervis Bodes, banues në Korçë, iu gjet 52.6 gr kokainë gjatë kontrollit të çantës së tij personale. Operacioni policor u zhvillua mbrëmjën e së premtes,"-raporton policia.

Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryen nga specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Prodhimi e shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

EMISIONET