Korça në festë, kënge dhe valle për Rakinë

Korça në festë, kënge dhe valle për Rakinë

Për dy ditë me radhë në Boboshticë e Dardhë të Korçës u mbajt festa e rakisë, një organizim që synon promovimin e traditës dhe zhvillimin e turizmit lokal. Pjesë e festimeve u bënë banorët dhe turistë të shumtë që provuan produktin e famshëm në juglindje.

Rakia është një prej produkteve më të famshme në Korçë. Ndaj Bashkia juglindore e ka vënë këtë produkt në fokus në një feste lokale që synon promovimin e traditës dhe zhvillimin e turizmit lokal.

Dardha, e njohur për rakinë e kumbullës ishte ndalesa e dytë e festës, pas Boboshticës të njohur për rakinë e manit.

"Kjo është një traditë shumë e mirë dhe në të ardhmen ne këtë traditë do ta vazhdojmë pasi rakia e Dardhës është nga më të mirat në Shqipëri".

Festës iu bashkuan banorët e zonës por dhe turistë të shumtë vendas e të huaj.

Prodhimi i rakisë në mënyrë artizanale ruhet me fanatizëm në disa zona të vendit, por Korça është e para që kushton një festë të veçantë një tradite kaluar brez pas brezi.



EMISIONET