Korça bëhet gati të presë mbledhjen e dy qeverive, ja si duket

Korça bëhet gati të presë mbledhjen e dy qeverive, ja si

Mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës ka bërë që në qytetin e Korçës të merren të gjitha masat, jo vetëm për sigurinë por edhe për organizimin e saj.

Mbledhja është përcaktuar për tu zhvilluar në Shtëpinë e Flamurit, një prej ndërtesave simbol të qytetit të Korçës, rreth orës 16:00. Ministrat respektive do të prezantojnë pikat kyçe të marrëveshjeve të cilat do të nënshkruhen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Prej mëngjesit në Shtëpinë e Flamurit ka nisur organizimi dhe përgatitja e ambientit ku do të zhvillohet takimi ndërkohë që ka pasur edhe bllokim të njërit prej bulevardeve kryesor të qytetit, Bulevardi Gjergj Kastriotit. 

Ende pa nisur takimi, kabineti kosovar po zhvillon vizita në disa nga muzeumet e qytetit. Ndërkohë që sipas burimeve, ata janë akomoduar në një prej hoteleve në Pazarin e Vjetër të Korçës, ndryshe nga qeveria shqiptare e cila ndodhet në një nga hotelet përgjatë bulevardit Republika.

EMISIONET