"Kopshti sekret" sekuestron 20 milion euro kanabis të klanit "Ndragheta"

Policia italiane ka zbuluar mëngjesin e sotëm një sasi të konsiderueshme kanabisi gjatë një operacioni antidrogë.

Finalizimi i operacionit të koduar "Kopshti sekret" ka çuar në zbulimin e tre plantacioneve me 26 mijë bimë kanabisi.

Për lëndën narkotike janë arrestuar 18 persona, 8 prej tyre u lanë në arrest me burg, 9 në arrest shtëpie dhe 1 me detyrim paraqitje.

Mediat italiane raportojnë se droga i përkiste një organizate kriminale që drejtohej nga Emanuele Mancuso, djali i njërit prej udhëheqësve të Ndraghetas në Limbadi Pantaleone, i njohur me nofkën "inxhinieri".

Kreu i organizatës e blinte farën e kanabisit dhe plehun online. Gjithçka realizohej nga organizata kriminale që tek sigurimi i farës, mbjellja, rritja dhe deri tek hedhja në treg.

Aktiviteti menaxhohej nga njerëz të Mancusoc, ndërsa si punëtorë ishin rekrutuar persona të kombësive të ndryshme.

Sipas mediave italiane, nëse kjo sasi kanabisi do të hidhej në treg do të kapte shifrën e 20 milion eurove.

EMISIONET