“Kopshti i qershive” në Korçë, vepra e Çehov, premierë tek “Andon Zako Çajupi”

“Kopshti i qershive” në Korçë, vepra e

“Kopshti i qershive”, një nga kryeveprat e Anton Çehov do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit të Korçës. Vepra vjen nën regjinë e Dino Mustafiç dhe një kaste të përzgjedhur aktorësh.

“Kopshti i qershive” nga Anton Çehov do të ngjitet premierë për artdashësit korçarë në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi”!

Vepra vjen nën regjinë e Dino Mustafiç për të cilin kur luhet Çehovi gjithmonë është festë.

Dino Mustafiç: Kur luhet Çehovi është festë është një dëshmi që teatri vihet në skenë në mënyrë serioze, sepse është një klasik, një gjeni.

Ema Andrea do të luajë për herë të parë në Korçë në një vepër të Çehovit, në një prej roleve më të bukura të dramaturgjisë, ndërsa një personazh i veçantë do të jetë ai i Gent Ferrës.

Ema Andrea: Më vjen mirë që për herë të parë e luaj në këtë teatër dhe besoj se me stafin më të mirë që do të mund të ishte, me ish-studentë të mi dhe kolegë.

Gent Ferra: Është shpirtërorja e pahumbshme në këtë qytet dhe e reja që kërkon të nxjerrë krye në çdo moment. Kjo vepër për këtë flet.

“Kopshti i qershive” do të shfaqet për tre netë ndërsa kasta e zgjedhur e aktorëve pret të korrë sukses para publikut korcar.

EMISIONET