Kontrolle të befasishme në Fushë Krujë, shtëpitë pastrohen nga kanabisi

Kontrolle të befasishme në Fushë Krujë, shtëpitë

Tetë persona janë arrestuar ndërsa 3 janë shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në Fushë Krujë.

Dy operacionet policore kundër kultivimit të bimëve narkotike u koduan "Arrameras 3" dhe "Gramëz 2".

Dje në kuadër të operacionit "Arrameras 2". Dy persona nga fshati Arramerras i Fushë Krujës u arrestuan pasi u konstatua se në në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale në banesa :200 bimë Cannabis Sativa, një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë model 7.62 mm. Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 50 vjeç , banues në Arrameras, Fushë - Krujë.

Në fshatin Gramza u arrestuan 6 banorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 150 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa; 9 kg boçe Cannabis Sativa,  1 fishek model 56, kalibër 7.62 mm

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" shtetasi Gj. L.,  53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET