Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se sulmon çdo punë të qeverisë, duke e lidhur me para të drogës dhe krimit.

Gjatë një takimi me banorë të Laçit, Rama tha se pikërisht kjo ishte dhe arsyeja  për nisjen e turit të llogaridhënies.

Për ta bërë dhe më të besueshme tezën e tij, Rama tha se edhe nëse largohet nga salla në atë moment opozita do të thotë se shkoi të takojë kryekriminelin e zonës për çështjen Tahiri.

Rama: Si do të bëjmë ne që të ulim tarifat e Rinasit, duke hapur një aeroport tjetër që do të jetë me çmime shumë herë më të lira. Ajo që i kemi kërkuar ne konsorciumit që ka ardhur  të ndërtojë aeroportin ka qenë: Nëse Rinasi është aeroporti me tarifat më të larta në gjithë Ballkanin ne duam në Vlorë aeroportin me tarifat më të ulta në gjithë Ballkanin. Ku është problemi këtu? 

Se nuk diskutohet se këtu çfarëdo që të bësh e bën me paratë e krimit, paratë e drogës, e bën për këtë e për atë. Edhe nëse unë ju kërkoj leje për një moment të dal pak jashtë, thonë shkoi të kontaktojë një nga kriminelët më të mëdhenj të zonës për çështjen e Saimir Tahirit, nuk diskutohet. Kjo është arsyeja e kësaj fushate, për të thënë ca të vërteta siç janë.


/Ora News.tv/