Kontaktet me Interin, Reali prish marrëdhëniet me Modric

Kontaktet me Interin, Reali prish marrëdhëniet me Modric

Negociatat që dërgojnë Luka Modric tek Inter janë kthyer në një telenovelë në këtë merkato vere.

Një pistë që ka turbulluar dhe ujërat në ambientin e Realit të Madridit, që sipas mediave spanjolle më në krye "Marca" ka zemëruar drejtuesit e "Los Blancos" me dy agjentët e Modric, Vlado Lemic dhe Predrag Mijatovic .

Duke iu referuar këtyre burimeve Reali do të marrë një vendim drastik ndaj kroatit, që nëse dështon për tu transferuar në "Guissepe Meaza" nuk do të përfitojë zgjatje kontrate në "Santiago Bernabeu". Situatë me dy tefa për Luka Modric që nga dita në ditë sa vjen dhe po afrohet me Interin dhe po largohet me klubin ku ka fituar gjithçka.

Megjithatë, Modric pritet të takojë Presidentin Florentino Perez në ditët në vijim, ku do të bëhet e qartë nëse ai me të vërtetë mund të largohet.

EMISIONET