"Konsumoj cigare prej 23 vitesh dhe dua ta lë, por është e vështirë"

"Konsumoj cigare prej 23 vitesh dhe dua ta lë, por është e

Shumë persona duan të heqin dorë nga duhani, por janë të rrallë ata që ia dalin. Një djalë është tepër i shqetësuar pasi dëshiron që ti japë fund dëshirës për të konsumuar cigare, por e ka tepër të vështirë.

Për këtë arsye, ka shkruajtur një letër për eksperten Deidre që të marrë një këshillë.

Letra: Unë konsumoj cigare që prej moshës 15-vjecare dhe tani jam 38 vjec. Unë tymos të paktën 20 cigare në ditë dhe e di që është shumë. Dua shumë që ta rralloj, por është e vështirë.

Tani dëshiroj që të mos e kisha filluar kurrë, por të gjithë miqtë e mi pinin cigare kur isha në shkollë.

Nuk e pëlqeja shumë në fillim, por sërish e pija. Jam përpjekur ta lë, por kam kuptuar se nuk mundem. I shijoj aq shumë, sa pi në mëngjes me caj dhe pas ushqimit. A ka një rrugë të mesme për këtë?

Deidre: Duhani, sado pak ta konsumosh, është i keq për shëndetin tënd. Gjithashtu krijon varësi më të keqe se heroina. Përpjekja për ta rralluar të fiksohet keq në mendje dhe të bën që të konsumosh më shumë.

Për këtë arsye duhet të konsultohesh me një mjek ose specialist ushqimi që të të japë këshilla më të vlefshme.

EMISIONET