Gazetari maerikan Bre Payton, kundërshtar i vaksinave, u largua nga kjo botë për shkak të virusit H1N1 dhe meningjitit, në moshën 26 vjeçare, sipas ‘Daily Mail’.

Payton u gjet ‘pa ndenja dhe mezi merrte frymë’ të enjten më 27 dhjetor të vitit që lamë pas.

Një ditë më vonë ndërroi jetë. Payton kishte folur hapur kundër vaksinave. Në vitin 2011 kishte shkruar në rrjetet sociale: “Vaksinat vijnë nga djalli”.

Gazetari i referohej asaj kohe një lajmi mbi vaksinën kundër ‘kollës së mirë’.

“New York Times” ka evidentuar disa të dhëna në një analizë të rastit, sipas së cilave, thuhet se vdekja e Bre mund të ndalohej  pikërisht nga një vaksinë, e cila është më e thjeshtë për t’u gjetur në SHBA.

Virusi H1N1 është një prototip i virusit që ka simpotma të zakonshme, por pasojat e tij mund të jenë vdekjeprurëse po nuk u trajtua.

Opinionet e atyre që mbështesin përdorimin e vaksinave dhe atre që nuk i bëjnë, nuk reshtën. Ja disa prej tyre të marra nga rrjeti:

Coney86: Bija ime 4 vjeçare u largua nga kjo botë për shkak të gripit të derrit dhe kishte bërë vaksinën anti-grip 2 javë para shtrimit.

Kur i thashë mjekut se ajo e kishte bërë vaksinën anti grip, ai tha se vaksina mbulon vetëm 30% të sëmundjes. Tani vogëlushja jonë nuk është më me ne

c_fgar: @coney86 Ajo vdiq sepse jeni treguar budallenj që e keni vaksinuar.

rubyriver1: @oyster _sunday Nuk kanë deklaruar vdekjen e askujt. Kanë shpërndarë me vetëdije diçka për të cilën ata besojnë dhe kanë arsye për ta bërë këtë. Ashtu si gjyshja dhe gjithë familja ime, të një vendi të botës së tretë, nuk janë vaksinuar dhe janë shumë më të shëndetshëm se ata që janë vaksinuar.

/Ora News.tv/